Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë: Identifikohen viktimat, drejtuesi i betonierës u largua nga vendi i ngjarjes

Date:

Share post:

Janë identifikuar katër të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë-Prezë. Viktimat janë Enejdi Laçi (25 vjeç), Erildi Laçi (20 vjeç), Enrikejd Kurti (24 vjeç) dhe Andi Laçi (22 vjeç).

Nga hetimet paraprake rezulton se automjeti i drejtuar nga Enejd Laçi u përplas me një betoniere që drejtohej nga Aleksandër Krrashi (24 vjeç). Pas përplasjes fatale, makina e të rinjve u përfshi nga flakët, duke i lënë të bllokuar brenda, ku fatkeqësisht u dogjën për së gjalli.

Ndërkohë, Aleksandër Krrashi, drejtuesi i betonieres, u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap më vonë nga policia dhe aktualisht ndodhet në komisariat. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Ndroqit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë...

6 fëmijë në spital me të njëjtat simptoma, procedohen mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

Gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me simptoma të njëjta gastrointestinale,...

Humb Shqipëria në Finlandë, të martën përsëri San Marino

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në grupin C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga...

Peqin/ Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit, dëme në mbi 50 hektarë

Tre ditë përballje me flakët kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në Bashkinë e Peqinit, ku mbi 50...