Banorë të Shkallnurit protestojnë për infrastrukturën rrugore

Date:

Share post:

Banorët e Shkallnurit protestuan sot për gjendjen e rënduar të rrugës që kalon në zonën e tyre dhe lidh “Kodrën e Hasianëve” me aksin kombëtar. Ata i kërkojnë Bashkisë së Durrësit zgjerimin e të vetmes rrugë lidhëse, duke denoncuar mungesën e ndërhyrjeve infrastrukturore.

“Asnjëherë nuk ka vënë dorë shteti, as në rrugë, as në ndriçim. Kemi probleme të mëdha me fëmijët. Një njeriut tonë i vdiqën dy fëmijë në aksident.”, tha njëri nga protestuesit.

Një tjetër theksoi se “Rruga është e bllokuar dhe nuk kalohet fare me makina. Ajo do zgjeruar.”

“Kemi probleme me rrugën dhe as zgjerim nuk bëhet”, u shpreh një tjetër banor.

Një nga shqetësimet kryesore të tyre mbetet edhe mbikalimi jofunksional, njëra nga këmbët e të cilit përfundon brenda shkollës 9-vjeçare “Hamza Muça”. Banorët denoncojnë mungesën e sinjalistikës horizontale dhe vertikale rrugore, që ka sjellë aksidente tragjike, përfshirë humbjen e jetës së një fëmije gjashtë muaj më parë.

“Nuk ka as vija të bardha, as paralajmërim për shkollën. Mbikalimi nuk funksionon fare.”

Protesta u mbështet edhe nga sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, e cila tha se këto probleme të mëdha infrastrukturore cenojnë jetën e komunitetit pasi në këtë rrugë lagjeje nuk futet dot autoambulanca dhe as zjarrfikësja, teksa mungon dhe transporti urban. Po ashtu, mungesa e sinjalistikës në rrugë që shkakton aksidente.
Banorët, të cilët janë vendosur në këtë zonë pas viteve ’90, paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse problematikat infrastrukturore, të neglizhuara prej mbi 30 vitesh, nuk marrin një zgjidhje të shpejtë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...