Aksident në Durrës: Automjeti del nga rruga dhe përfundon në hyrjen e një pallati, policia shmang detajet

Date:

Share post:

Një aksident rrugor ka ndodhur natën e kaluar në Durrës, në “Rrugën e Dëshmorëve”, pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit. Një automjet i drejtuar nga një 22-vjeçare, duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur automjeti devijon papritur dhe përfundon në trotuar. Fatmirësisht nuk janë prekur këmbësorët. Mjeti është përplasur fillimisht me një pemë, më pas me një automjet të parkuar dhe një dyqan buzë rrugës, përpara se të ndalonte në hyrjen e një pallati. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa drejtuesja e automjetit është transportuar në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pavarësisht përmasave të aksidentit dhe dëmeve të shkaktuara, policia vendore nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për rastin. Autoritetet janë mjaftuar me klasifikimin e tij si një aksident me dëme materiale, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat apo shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit nga drejtuesja e mjetit. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

‘London’, ‘Kosova’ apo ‘M0N3Y’? Targat e personalizuara për herë të parë në ankand online! Për ‘7777’ nis nga 6500 euro

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë një ankand online për...

Gjykata Elbasanit i rrëzon kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë regjisorit Bozo

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest...

Gjoba 50 mijë euro përmes kërcënimit, kapet 21-vjeçari

Policia ka zbardhur kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku, pronar i një pike karburanti në Peshkopi, duke arrestuar autorin...

Fier/Toyota përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e qytetit të Fierit. Një automjet tip Toyota ka...