Tragjedia në Itali: Punonjësit e fabrikës hyjnë në grevë pas vdekjes së Daniel Tafës, djalit me origjinë nga Kavaja

Date:

Share post:

Punonjësit e fabrikës STM në Maniago kanë vendosur të hyjnë në një grevë 3-ditore, në shenjë proteste për vdekjen tragjike të kolegut të tyre, Daniel Tafa, një 22-vjeçar shqiptar që humbi jetën gjatë punës. Një akt simbolik për të kërkuar drejtësi dhe kushte më të sigurta pune, ndërsa dhembja dhe zemërimi janë të pranishme në çdo cep të uzinës.
Përveç familjes, me shpirt të dërrmuar për humbjen e një djali të rrallë janë të gjithë ata që e njihnin, shqiptarë dhe italianë.
Danieli ishte një djalë punëtor, i kujdesshëm dhe i përkushtuar. Kështu e nis RAI raportimin mbi ikjen pakthim të Danielit që po punonte në turnin e natës. Duhej të ishte një ditë e zakonshme pune për të, por u kthye në ditën më të zezë të familjes së tij.
Kolegët e Danielit dhe të afërm e kujtojnë me lot në sy, duke thënë se ai gjithmonë punonte me përgjegjësi dhe kujdes për sigurinë. Por pavarësisht kësaj, nata mes 24 dhe 25 marsit do të ishte e fundit për të. Më parë, kishte festuar ditëlindjen e 22-të.

Një aksident fatal, përpara syve të të atit

Danieli humbi jetën në vendin e punës, përpara syve të të atit, i cili punon në të njëjtën fabrikë, një kompani që merret me përpunimin e çelikut dhe stampimin e tij në temperatura të larta.

Ishte ora 01:20 e natës kur ndodhi fatkeqësia. Një copë metali, e nxehtë dhe e dalë jashtë kontrollit, e goditi 22-vjeçarin në shpinë me forcën e një shpërthimi. Kolegët e tij u tronditën thellë, ndërsa ndihma mbërriti menjëherë, por lëndimet ishin fatale.

Fabrika STM, e cila vepron në këtë zonë që nga viti 1989 dhe ka rreth 110 punëtorë, ka refuzuar të komentojë mbi ngjarjen, duke kërkuar që të respektohet dhembja e familjes. Ndërkohë, autoritetet kanë hapur një hetim. Në pyetje janë marrë drejtuesi i kompanisë, përgjegjësi i turnit dhe të tjerë. Ende nuk është përcaktuar nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti teknik apo një gabimi njerëzor, por punonjës të kësaj fabrike bëjnë me dije se vazhdimisht kanë qenë të shqetësuar për masat e sigurisë teknike në punë që lenë për të dëshiruar.

Debati mbi kohën e mbërritjes së ndihmës

Sindikatat kanë ngritur shqetësimin mbi sigurinë në punë por dhe se ndihma e shpejtë ka mbërritur me vonesë, por Sores, shërbimi i urgjencës, ka mohuar çdo vonesë, duke publikuar oraret e ndërhyrjes:

  • 01:27 – telefonata për ndihmë
  • 01:40 – mbërritja e ambulancës
  • 01:52 – mbërritja e autoambulancës nga Pordenone
    -01:58 – mbërritja e helikopterit të emergjencës nga Pasian di Prato

Por plagët e Danielit ishin shumë të rënda dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte aksidentit. Ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Një komunitet në zi

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe komunitetin në Maniago dhe veçanërisht atë të emigrantëve shqiptarë në Itali. Danieli ishte djali i një emigranti nga Kavaja, i cili, si shumë të tjerë, la Shqipërinë për një jetë më të mirë. Danieli, ashtu si vëllai e motra më e vogël lindi në Itali ku u rrit dhe ndërtoi ëndrrat e tij për jetën teksa punonte. Por nata e kaluar që duhej të ishte thjesht një ditë e zakonshme pune, u kthye në një makth për familjen Tafa.

Reagime dhe kërkesa për drejtësi

Guvernatori i rajonit, Massimiliano Fedriga, tha për mediat italiane se siguria në punë duhet të jetë një prioritet absolut dhe i panegociueshëm.Ndërsa kreu i Confindustria Alto Adriatico, Michelangelo Agrusti, e quajti këtë ngjarje “një tragjedi dhe një dështim”, duke shprehur solidaritet me familjen e të riut shqiptar.

Një jetë e humbur shumë shpejt, një ëndërr e ndërprerë në mes. Për Daniel Tafën, puna ishte e ardhmja, por ajo iu kthye në fatin më të rëndë. Një tjetër djalë që nuk do të kthehet më në shtëpi. Një familje në dhembje për humbjen pakthim të djalit.
Prehu në paqe Daniel!!!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Librazhd ende jashtë kontrollit

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv prej gjashtë ditësh në zonën pyjore të fshatit...

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë...

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...