Ndahet papritur nga jeta mjeku i spitalit të Durrësit, Niko Durri, mjeku që jetoi për të shëruar

Date:

Share post:

Kolegë dhe Urdhri i mjekut në Durrës me trishtim njoftuan sot për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut Niko Durri, në moshën 54-vjeçare, baba i një fëmije të mitur. Urdhri i mjekut në Durrës e konsideron një humbje të madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan profesionalizmin dhe humanizmin e tij.

Niko Durri ishte një figurë e rëndësishme në shërbimin e Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Me përkushtim dhe pasion, ai u bë një emër i respektuar mes kolegëve dhe një mjek i besuar për pacientët e tij.

Me origjinë nga Lushnja dhe i lindur në Tiranë në vitin 1971, ai ndoqi rrugën e dijes dhe përkushtimit ndaj mjekësisë që në rininë e tij. Në vitin 1997 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera si mjek i përgjithshëm. Aspirata e tij për t’u specializuar më tej e çoi në Rumani, ku në Universitetin e Mjekësisë “Carol Davila” në Bukuresht u specializua në fushën e Ortopedisë-Traumatologjisë.

Pas përfundimit të specializimit, Dr. Niko Durri ushtroi profesionin e tij me përkushtim, duke nisur karrierën si ortoped-traumatolog fillimisht në Spitalin e Beratit dhe më pas në Spitalin e Lushnjës. Por ishte Spitali Rajonal i Durrësit vendi ku ai qëndroi për më shumë se dy dekada, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve. I njohur për humanizmin dhe përkujdesjen e tij, Dr. Niko ishte më shumë se një mjek. Ishte një njeri, që punoi pa u lodhur për të lehtësuar dhimbjet e të tjerëve.

Ndarja e tij e parakohshme, teksa ndodhej jashtë vendit, lë pas një boshllëk të madh në komunitetin mjekësor dhe tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Në këtë moment të dhimbshëm, familja, prindërit, motra, miqtë dhe kolegët me dhembje ndajnë kujtimet e një njeriu të paharruar, një mjeku të përkushtuar dhe një shoku të çmuar.

Lamtumirë, doktor! Prehu në paqe!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata Elbasanit i rrëzon kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë regjisorit Bozo

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest...

Gjoba 50 mijë euro përmes kërcënimit, kapet 21-vjeçari

Policia ka zbardhur kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku, pronar i një pike karburanti në Peshkopi, duke arrestuar autorin...

Fier/Toyota përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e qytetit të Fierit. Një automjet tip Toyota ka...

VKM/ Përcaktohen rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Një vendim i ri përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e veprimtarive të licencuara dhe...