Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Myanmar, raporton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Po ashtu kishte një pasgoditje të dytë e fortë prej 6.4 ballë rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.


Lëkundjet u ndjenë në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa pamjet në mediat sociale tregojnë njerëz që evakuojnë ndërtesat në Bangkok dhe mblidhen në rrugë.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Tajlandën, duke përfshirë kryeqytetin Bangkok dhe qytetin verior të Chiang Mai, sipas banorëve dhe agjencisë së vendit për fatkeqësitë.
Epiqendra e tërmetit ishte 16 km në veriperëndim të qytetit Birman të Sagaing, pranë qytetit Mandalay. Kjo është një zonë rreth 100 km në veri të kryeqytetit Naypyidaw.
Gazetarët e AFP-së në Naypyidaw thanë se rrugët u prishën nga forca e lëkundjeve dhe copa tavanesh ranë nga ndërtesat.
©️zërionline


