Nga Brazili në Durrës e Tiranë, Bllokohet fileto pule me salmonelë

Date:

Share post:

Një sasi e konsiderueshme fileto pule e importuar nga Brazili është bllokuar nga AKU pasi analizat konfirmuan praninë e bakterit Salmonella Typhimurium. Sasia prej 27 tonësh hyri në portin e Durrësit më 11 mars.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndotja u zbulua në një mostër të filetove të ngrira, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore. Sasia prej 27 tonësh mbërriti nga Brazili në Durrës me kontejner dhe kaloi tranzit drejt doganës së Tiranës për zhdoganim. Me të mbërritur në doganë AKU ka marrë mostra si zakonisht për t’ia nënshtruar analizës, por pa dalë rezultati i saj, kompania importuese AMG Food shpk (apo siç njihet Dimal Inc) e ka hedhur në treg. Kjo kompani furnizon me produktet mishi disa rrjete marketesh të njohura në Tiranë dhe vend.

AKU deklaron se pas analizës së realizuar në ISUV më 21 mars ka ndërhyrë duke gjurmuar, verifikuar dhe bllokuar produktin, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës. Ende nuk dihet sasia që mund të jetë hedhur në treg dhe ka përfunduar në tryezat e qytetarëve.

Çështja i është referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka nisur hetimet për shkelje të mundshme të procedurave, kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënies së informacionit të pasaktë nga subjektet përgjegjëse.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar saktësisht përmasat e situatës dhe për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...