Llojet e inteligjencës dhe cili prej tyre është çelësi për një jetë të suksesshme

Date:

Share post:

Psikologët e ndajnë inteligjencën njerëzore në katër kategori kryesore:  

1. Koeficienti i Inteligjencës (IQ)  

2. Koeficienti Emocional (EQ)  

3. Koeficienti Social (SQ)  

4. Koeficienti i Përballimit të Vështirësive (AQ) 

Inteligjenca Logjike (IQ) 

IQ është aftësia për të kuptuar, analizuar dhe zgjidhur probleme. Ai përfshin aftësitë për të memorizuar, llogaritur dhe rikujtuar informacionin. Shkollat zakonisht fokusohen te zhvillimi i IQ-së, duke inkurajuar suksesin akademik.  

Inteligjenca Emocionale (EQ)

EQ mat aftësinë për të menaxhuar emocionet, për të ruajtur marrëdhënie të shëndetshme dhe për të vepruar me ndershmëri, përgjegjësi e përulësi. Një person me EQ të lartë di si të vendosë kufij, të respektojë të tjerët dhe të sillet me maturi në çdo situatë.  

Inteligjenca Sociale  (SQ)

SQ është aftësia për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie afatgjata. Ajo përfaqëson karizmën dhe ndikon në ndërtimin e rrjeteve të forta sociale e profesionale. Njerëzit me SQ të lartë dinë të përshtaten në grupe të ndryshme dhe të komunikojnë në mënyrë efektive.  

A është IQ më e rëndësishme se EQ dhe SQ?  

Shumë shpesh, suksesi në jetë nuk përcaktohet vetëm nga IQ-ja. Një person me inteligjencë emocionale dhe sociale të lartë mund të ecë më përpara se dikush me IQ të lartë, por EQ dhe SQ të ulët. Madje, shpesh ndodh që një person me IQ të lartë të punojë për një njeri me EQ dhe SQ më të zhvilluar.  

AQ, Inteligjenca e Përballimit të Vështirësive

Ky është një koncept i ri që mat aftësinë e një individi për të përballuar sfida dhe për të dalë më i fortë prej tyre. AQ përcakton kush do të dorëzohet përballë problemeve dhe kush do të luftojë për të vazhduar përpara. Kur një person përballet me humbje, dështime apo vështirësi, AQ tregon sa i qëndrueshëm është ai emocionalisht dhe psikologjikisht.  

Për prindërit dhe shoqërinë  

Është thelbësore që fëmijët të mos përqendrohen vetëm te suksesi akademik, por të zhvillojnë të gjitha format e inteligjencës. Ata duhet të inkurajohen të merren me punë praktike, sporte dhe art. Kurrë mos e përdorni punën fizike si ndëshkim, por si një mjet për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe disiplinë.  

Mos përgatisni rrugën për fëmijët tuaj, përgatitini ata për rrugën që i pret!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...