Studentja shqiptare u gjet e vrarë në Itali/ Ndalohet i dashuri, trupin e pajetë e fshehu në valixhe

Date:

Share post:

Mëngjesin e kësaj të mërkure u gjet trupi i pajetë i Ilaria Sulës, shqiptares 22-vjeçare, e cila u zhduk më 25 mars nga shtëpia ku jetonte në lagjen Furio Camillo, në Romë. Trupi i së resë u gjet në një zonë të pyllëzuar në fund të një shkëmbi pranë bashkisë së Polit, në juglindje të kryeqytetit, brenda një valixheje.  Ajo do të ishte goditur me thikë për vdekje.

Policia arrestoi ish-të dashurin e vajzës, 23-vjeçarin Mark Samson, me origjinë nga Filipinet. Hetimet u fokusuan menjëherë tek i dashuri. Sipas raportimeve, ai e vrau vajzën duke e goditur me thikë në një apartament në kryeqytet dhe më pas e hodhi trupin në humnerë pasi e mbylli në një valixhe. Shqiptarja studionte në universitetin “La Sapienza”.

Kqyrja e banesës se ish-të dashurit

Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia mbërriti në apartamentin e shtetasit filipinas në rrugën “Homs”, në lagjen Africano, ku mëngjesin e sotëm u krye një kontroll nga policia shkencore. I njëjti person, me të cilin viktima kishte shkëmbyer mesazhe për një kohë të gjatë natën e zhdukjes, është identifikuar nga policia dhe shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. 

Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...