Val Kilmer dhe transformimi i tij në Jim Morrison  

Date:

Share post:

Për t’u bërë Jim Morrison në ekran, Val Kilmer nuk u mjaftua me aktrimin. Ai u zhyt aq thellë në rol, saqë iu desh ndihmë për të dalë prej tij.

E kujtoni rolin e legjendarit Jim Morrison në filmin e Oliver Stone “The Doors”, apo jo? Për të, Val Kilmer, që ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare këtë fillim prilli, investoi vetë në mësimet e tij të këndimit dhe mësoi në përsosmëri 50 këngë të grupit, të cilat i regjistroi në një studio. Prej tyre, 15 u përdorën në film.  

Për t’u zhytur plotësisht në rol, Kilmer u takua disa herë me producentin e The Doors, Paul A. Rothschild, me të cilin vizitoi studiot e regjistrimit dhe mblodhi histori e kuriozitete për legjendën e rock-ut. Ai gjithashtu pati takime me dy anëtarët e grupit, Robby Krieger dhe John Densmore, të cilët u mahnitën nga ngjashmëria e zërit të tij me atë të Morrisonit.  

Megjithatë, zhytja e thellë në karakter la gjurmë tek aktori. Kilmer e pati të vështirë të shkëputej nga prania e Morrisonit brenda vetes, aq sa kërkoi ndihmë psikiatrike dhe iu nënshtrua analizave për të rimarrë veten. Vetëm më vonë, ai arriti të shërohej plotësisht.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit...

SPAK kontrolle në vilën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Rrethi po ngushtohet. Prokuroria e Posaçme ka 'zbarkuar' në vilën e biznesmenit Ron Yeffet në Pëllumbas dhe ka...

Ende aktive vatra e zjarrit në Manati të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri i rënë që prej mbrëmjes së së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot,...

Zvicra mund të heqë statusin “i/e divorcuar” dhe rikthimin në kategorinë “beqar”

Një debat i pazakontë po zhvillohet në Zvicër. A duhet një divorc të mbetet përgjithmonë pjesë e statusit...