A po dalin nga qarkullimi kartëmonedhat 50 euro? Sqarimi nga Banka Qendrore Evropiane

Date:

Share post:

Ditët e fundit, në rrjetet sociale dhe disa portale online ka qarkulluar një thashethem se kartëmonedha 50 euro do të tërhiqet nga qarkullimi. Ky pretendim ka ngjallur pasiguri te qytetarët, të cilët përdorin këtë prerje gjerësisht në transaksionet e përditshme.

Por lajmi nuk është i vërtetë.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Banka Qendrore e Spanjës e kanë mohuar kategorikisht këtë informacion. Sipas një deklarate zyrtare të BQE-së, asnjë Bankë Qendrore brenda Eurozonës nuk ka dhënë urdhër për tërheqjen nga qarkullimi të ndonjë kartëmonedhe apo monedhe euro. Institucioni europian thekson se të gjitha kartëmonedhat euro ruajnë vlerën e tyre dhe mbeten në përdorim të rregullt.

Thashethemet, sipas mediave spanjolle, duket se kanë lindur pas një keqkuptimi që lidhet me proceset rutinë të përpunimit të parasë. Banka Qendrore e Spanjës, sikurse edhe bankat e tjera kombëtare në Eurozonë, kontrollon rregullisht origjinalitetin dhe cilësinë e kartëmonedhave që kthehen nga institucionet financiare. Kartëmonedhat që janë të dëmtuara, të konsumuara ose nuk përmbushin më standardet e cilësisë, tërhiqen nga qarkullimi dhe asgjësohen, për t’u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. Ndërkohë, kartëmonedhat që janë në gjendje të mirë rikthehen në qarkullim.

Pra, nuk bëhet fjalë për një heqje nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro, por për një proces të zakonshëm të administrimit të parasë së gatshme në Eurozonë.

BQE u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave dhe të referohen gjithmonë te burimet zyrtare për çështje që lidhen me monedhën euro.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

60 vite nga zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, monumenti vazhdon të tregojë historinë dhe lartësojë vlerat e qytetit

Një pemë e përpirë nga toka, pas një rrebeshi të fuqishëm, do të bëhej shenja e parë e...

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...

Ambasada amerikane zbardh takimin e Ambasadorit Wendt me kryeministrin Rama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt,...

Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas informacionit nga...