Humbje e dyfishtë në Shkodër: Ndahet nga jeta edhe i mituri 13-vjeçar pas aksidentit tragjik

Date:

Share post:

Tragjedia që goditi mbrëmjen e kaluar fshatin Stom Golem të Shkodrës ka marrë përmasat më të dhimbshme të mundshme. Pas vdekjes në vend të një 16-vjeçari, ka ndërruar jetë sot në spital edhe i mituri tjetër, vetëm 13 vjeç, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dy të miturit po ktheheshin me motor nga stërvitja, pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër. Ata humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me një mur. Fatkeqësisht, përplasja rezultoi fatale për të dy.

Klubi i tij, “Djelmnia Shkodrane U13”, ka shprehur dhimbjen për humbjen e talentit të ri Fabian Shpati me një mesazh prekës:

“Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare, Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar. Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë.”

Një dhimbje e rëndë për familjet, komunitetin dhe botën e sportit në Shkodër.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

60 vite nga zbulimi i Amfiteatrit të Durrësit, monumenti vazhdon të tregojë historinë dhe lartësojë vlerat e qytetit

Një pemë e përpirë nga toka, pas një rrebeshi të fuqishëm, do të bëhej shenja e parë e...

Mori diplomën në UAMD, njeriu i zemrës i propozon për martesë para të gjithëve

Një mbrëmje që nisi me emocionet e diplomimit dhe përfundoi me një propozim për martesë. Klarisa Toska, 23 vjeçe,...

Ambasada amerikane zbardh takimin e Ambasadorit Wendt me kryeministrin Rama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt,...

Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive. Sipas informacionit nga...