Ndërron jetë Papa Françesku, Edhe Kisha katolike shqiptare ul flamujt në gjysëmshtizë

Date:

Share post:

Papa Françesku, një nga figurat më të dashura dhe më përulura të Kishës Katolike në kohët moderne, është ndarë sot nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme përkushtimi, dhembshurie dhe reformash. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta është pritur me pikëllim të thellë në mbarë botën, pasi ai ishte jo vetëm udhëheqësi shpirtëror i miliona besimtarëve, por edhe një zë i fuqishëm për të varfërit, të margjinalizuarit dhe drejtësinë shoqërore. Me stilin e tij të thjeshtë dhe mesazhet plot humanizëm, Papa Françesku preku zemrat e njerëzve përtej çdo feje apo kufiri.
Në orën 09:45 të së hënës së Pashkës, kardinali Kevin Farrell, Kamerlengo i Dhomës Apostolike, dha një njoftim të dhimbshëm nga rezidenca Casa Santa Marta në Vatikan:

“Vëllezër dhe motra të dashur, me hidhërim të thellë ju njoftoj ndarjen nga jeta të Atit tonë të Shenjtë, Papa Françesku. Sot, në orën 07:35 të mëngjesit, Ipeshkvi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij ishte e përkushtuar në shërbim të Zotit dhe të Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në mbështetje të më të varfërve dhe më të përjashtuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si një dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ia besojmë shpirtin e Papës Françesku dashurisë mëshireplotë të Hyjit të Vetëm dhe të Trefishtë.”

Papa Françesku u largua nga kjo botë pas një jete të mbushur me përkushtim, përulësi dhe mision të palodhur për drejtësi sociale dhe paqe. Vdekja e tij shënon fundin e një epoke që la gjurmë të thella në historinë e Kishës Katolike dhe më gjerë.

Kisha katolike shqiptare ka ulur flamujt në gjysemshtizë në shenjë zie dhe nderimi për këtë humbje.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhën mori peshqish në liqenin e Kasharajt, procedohet administratori i firmës në Lushnje

Një 58-vjeçar, administrator i kompanisë që po kryen punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në...

Shpërthim me lëndë plasëse në Fllakë, dëmtohet dera e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas informacionit...

Goditet call center-i në Tiranë, 4 persona në pranga; në kërkim pronari

Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë. Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e...

Aksident tragjik në Pezë, humb jetën 16-vjeçari; plagoset shoku i tij

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa...