Tragjedi e paralajmëruar, e shpërfillur dhe e heshtur, vetëvrasja e 17-vjeçarit në Gjirokastër

Date:

Share post:

Një nxënës 17 vjeç në Gjirokastër u vetëvra. Një akt i rëndë dhe i dhimbshëm, por jo i papritur. Ai kishte paralajmëruar. E kishte thënë. Nuk e fshehu dëshirën për t’i dhënë fund jetës. E ndau me shokët, e përmendi me fjalë të qarta, dhe gjithë të rriturit që duhet ta kishin mbrojtur heshtën, nuk e morën seriozisht, u treguan të pandjeshëm. E lanë të shkonte drejt vdekjes.

Një mesazh që qarkullon në rrjetet sociale e tregon qartë se gjithçka ishte e ditur.

Në dijeni të planit të 17-vjeçarit ishin mësuesit e gjimnazit “Siri Shapllo”, psikologia e shkollës, punonjësi i policisë, madje edhe nëna e tij, e cila ishte thirrur në një mbledhje të posaçme. Por në vend që të lëviznin për ta shpëtuar, zgjodhën të heshtin. 

Mjaftuan fjalët e nënës: “E bën për vëmendje”, që gjithçka të fshihej poshtë qilimit. 

Ftohtësia, mosbesimi dhe mungesa e reagimit i dhanë djalit sinjalin më të keq: nuk ka më shpresë.

Asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht paralajmërimin e Veipit. Asnjë masë parandaluese nuk u mor. Asnjë përpjekje e vërtetë për ta ndalur, për ta kuptuar, për ta dëgjuar. Dhe sot, ai nuk jeton më.

Kjo vetëvrasje e dytë brenda komunitetit të nxënësve të të njëjtit gjimnaz është një alarm i shpërfillur, një britmë e neglizhuar, një faj kolektiv. Askush nuk ka të drejtë të mbyllë sytë. Asnjë institucion, asnjë prind, asnjë mësues, asnjë polic. Sepse një jetë e re humbi jo për mungesë sinjalesh, por për mungesë zemre dhe reagimi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhën mori peshqish në liqenin e Kasharajt, procedohet administratori i firmës në Lushnje

Një 58-vjeçar, administrator i kompanisë që po kryen punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në...

Shpërthim me lëndë plasëse në Fllakë, dëmtohet dera e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas informacionit...

Goditet call center-i në Tiranë, 4 persona në pranga; në kërkim pronari

Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë. Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e...

Aksident tragjik në Pezë, humb jetën 16-vjeçari; plagoset shoku i tij

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa...