Fëmijët e Durrësit çelin ekspozitë në Ditën e Tokës

Date:

Share post:

Me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues, ku nxënësit e shkollave të Bashkisë Durrës prezantuan një ekspozitë me makete dhe instalacione krijuese me temë “Toka, Planeti Ynë”.

Aktiviteti synoi të përcillte mesazhe të rëndësishme për edukimin mjedisor dhe promovimin e energjisë së rinovueshme, duke vendosur theksin te nevoja për të mbrojtur biodiversitetin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes punimeve të tyre, fëmijët shprehën krijimtarinë, angazhimin dhe ndjeshmërinë ndaj çështjeve mjedisore që prekin të sotmen dhe të ardhmen e gjithë njerëzimit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, e cila vlerësoi punën dhe përkushtimin e fëmijëve dhe mësuesve të tyre. Ajo theksoi se edukimi mjedisor duhet të fillojë që në moshë të vogël dhe se brezi i ri është çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.

“Është frymëzuese të shohësh përkushtimin e këtyre fëmijëve ndaj Tokës”, u shpreh Sako.

Dita e Tokës shënohet çdo vit më 22 prill në mbarë botën dhe synon të ndërgjegjësojë qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së planetit për brezat që vijnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe...

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...