Spektakli italian i velave përfshin edhe Durrësin

Date:

Share post:

Vendi ynë do të përfshihet për herë të parë në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli të bukur tradicional dhe plot adrenalinë të organizuar nga Marina Ushtarake Italiane. Ky tur do të zhvillohet gjatë muajve qershor-korrik dhe do të ketë 10 ndalesa. Ndalesa në Durrës është parashikuar të jetë nga data 6 deri me 9 korrik.

Gara do të fillojë në Xhenova. Varkat me vela do të ndalojnë në 10 qytete turistike, 9 prej tyre në Itali (Sanremo, Venezia, Vieste, Catanzaro, San Benedetto etj.) dhe për herë të parë, një ndalesë e këtij turi do të jetë në Durrës.

Marina Ushtarake Italiane, me mbështetjen e Federatës Italiane të Lundrimit, organizon këtë aktivitet që shndërrohet në një spektakël të vërtetë veror. 

Përfshirja e Durrësit në këtë tur u bë e mundur falë mbështetjes së kryeministrit Rama. Ajo pritet të sjellë një përvojë unike gjatë qëndrimit të barkave sportive me vela në Durrës.

Gjatë një vizite zyrtare në Romë, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, mori pjesë në një takim me përfaqësues të Marinës Ushtarake dhe Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, si dhe përfaqësues të bashkive ku do të jenë ndalesat e këtij turi.

Janë 10 etapa për 10 ekipe që garojnë në kategoritë Offshore, Inshore dhe Boards. Ky event sportiv i shërben edhe promovimit të turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë. Na mbetet vetëm të presim 6 korrikun kur varkat me vela të mbërrijnë në Durrës.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...