Zbardhet skema e shantazhit seksual dhe trafikimit të drogës në Durrës

Date:

Share post:

Tre persona janë vënë në pranga pas finalizimit të një operacioni të koduar “Last Threat”, të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë në Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe forcat operacionale.

Në pranga kanë përfunduar shtetasja Alma H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës, e dyshuar për ushtrim prostitucioni dhe përfshirje në veprimtari shantazhi, si dhe bashkëpunëtori i saj, Robert Lamnica, 40 vjeç, nga Shënavlashi. I arrestuari i tretë është një 21-vjeçar Armand Hysa, i cili u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Hetimet zbuluan se Alma H. ofronte favore seksuale kundrejt pagesës në banesën e saj, ndërsa më pas, në bashkëpunim me Robert Lamnica, kërcënonte klientët me thikë për t’iu marrë shuma të mëdha parash. Njëri prej rasteve të dokumentuara tregon se viktima, shtetasi F. Ç., u shantazhua dhe iu morën 65,000 lekë pas një takimi intim, ndërkohë që Robert Lamnica kishte bërë edhe foto komprometuese të tij, të cilat përdoreshin për shantazh.

Sipas Policisë, Alma H. kishte ndërtuar një skemë shantazhi ku, pas akteve seksuale, klientët kërcënoheshin përmes fotove intime me publikim të mundshëm të tyre, nëse nuk paguanin shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni kishte nisur një javë më parë dhe solli fillimisht arrestimin e 49-vjeçares. Ditën e djeshme u arrestua edhe Robert Lamnica, ndërsa gjatë këtij momenti ndodhej në shoqërinë e 21-vjeçarit A. Hysa, i cili u kap në flagrancë me drogë të ndarë në doza.

Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçares, u sekuestrua edhe mjeti prerës i përdorur për kërcënimet.

Prokuroria vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të shantazhuar dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prostitucioni”, ndërsa për 21-vjeçarin rëndon akuza për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...