E forta e Dibrës/ Kërcënoi drejtorin e spitalit, masë sigurie për Irini Shehun

Date:

Share post:

Ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Peshkopisë, Irini Shehu, është lënë në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, pas një incidenti të ndodhur pak ditë më parë në ambientet e spitalit.

Shehu u paraqit në spital dhe kërcënoi drejtorin aktual, Rruzhdi Defa, si dhe disa punonjës të tjerë të institucionit, të cilët e denoncuan menjëherë në polici. Ajo u arrestua në flagrancë nga forcat e rendit.

Ky nuk është incidenti i parë ku përfshihet Shehu. Dy muaj më parë, ajo goditi me send metalik, kapësen e letrave, shefin e financës së spitalit, Shaban Uklala. Pas kësaj ngjarjeje, Ministria e Shëndetësisë reagoi menjëherë duke e shkarkuar nga detyra, ndërsa gjykata urdhëroi ndalimin e ushtrimit të profesionit si mjeke në këtë institucion.

Ngjarja e fundit e ka përkeqësuar edhe më tej situatën ligjore të ish-drejtoreshës, e cila tashmë përballet me masa të reja sigurie dhe një hetim penal në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe...

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...