Një koncert-homazh për Papa Françeskun në Durrës

Date:

Share post:

Një mbrëmje e veçantë muzikore u zhvillua të premten në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo” u ngjitën për herë të parë së bashku në skenë.

Në një koncert premierë, artistët interpretuan dy vepra të kompozitorit të njohur amerikan Dan Forrest, ndërsa mbrëmja mori një domethënie të veçantë si një homazh për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Dirigjenti italian, Fabio Ciofini, vlerësoi këtë bashkëpunim dhe veçoi nga repertori veprën “Pater Noster”, një pjesë me rëndësi të veçantë, e cila, siç tha ai, është marrë nga Fondacioni “Brunello & Federica Cucinelli” në Perugia dhe i dedikohet figurës së Papës.
“Dy pjesët e repertorit janë të Dan Forrest, një kompozitor shumë i shquar. ‘Pater Noster’ ka një domethënie të veçantë për ne, pasi i është dedikuar Papa Françeskut. Në këtë moment, kur bota i jep lamtumirën, ky koncert merr një vlerë akoma më të madhe. Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshëm me orkestrën e Forcave të Armatosura”, u shpreh dirigjenti Ciofini.

Për instrumentistet e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, Stela Bello dhe Keli Gavelli, ky koncert përfaqësonte një emocion të veçantë dhe një hap të rëndësishëm në karrierën artistike.
Bashkëpunimi me korin italian solli një mbrëmje vokalo-simfonike të mirëpritur nga artdashësit durrsakë, duke përcjellë nderim për figurën e Papa Françeskut, vlerat që promovoi dhe gjithçka la pas.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...

Plani për t’i “grabitur” 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë e dy autorëve, Balla: Më premtoi që…

Dy të rinjtë, që tentuan të mashtrojnë Armand Dukën dhe t’i marrin 100 mijë euro, janë marrë në...