Një votë nuk mjafton

Date:

Share post:

Në këto zgjedhje parlamentare, do të më duhej shumë më tepër se një votë për të zgjedhur të gjithë individët që do të doja t’i shihja në Kuvend si përfaqësues të qytetarëve. Ka më shumë njerëz të denjë sesa një fletë votimi të jep të drejtën të votosh, individë që me integritetin, përkushtimin dhe seriozitetin e tyre, i japin shpresë një politike ndryshe, më afër qytetarëve dhe më larg interesave të ngushta partiake.

Megjithatë, sa keq që këtë herë nuk kam një parti që mund ta votoj me bindje të plotë, një subjekt që të përfaqësojë realisht vlerat dhe aspiratat për të cilat këta individë angazhohen. Mungesa e një partie që të përfaqësojë qartë dhe ndershmërisht qytetarin e thjeshtë e bën aktin e votimit një dilemë morale, një akt të mangët që më bën të ndiej se zgjedhja ime do të jetë më shumë kompromis sesa bindje.

Në këtë derexhe ku ka përfunduar politika në vend, dyshoj se edhe këta individë të mirë, që sot paraqiten si kandidatë me integritet, mund të shpëtojnë të paprekur nga vorbulla e vjetër e kompromiseve, interesave të ngushta dhe trysnive të pandërprera. Sistemi politik duket si një rrjetë e dendur, ku idealet ngecin, shuhen përballë politikës së shëmtuar, dhe frika më e madhe është që edhe ata që nisen me ideale të larta, përballë realitetit të pushtetit, rrezikojnë të tjetërsohen.

Megjithatë, në gjithë këtë mjegullim shprese, prania e këtyre individëve mbetet një dritë e vogël që nuk duhet nënvlerësuar. Edhe pse një votë nuk mjafton, edhe pse një parti nuk përmbush të gjitha pritshmëritë, mbështetja ndaj njerëzve të denjë është një akt rezistence kundër një politike të degraduar dhe Arrogante. Është një kujtesë se ndryshimi, edhe i ngadaltë, fillon me mbështetjen ndaj integritetit dhe jo ndaj interesit.

Vali Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...