“Manuali i Politikanit Shqiptar”

Date:

Share post:

Në këtë vend të bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga vetja, politika është kthyer në sportin më popullor pas kafes. Dhe politikanët? Janë si meteorët. Shfaqen, bëjnë shumë dritë, djegin gjithçka dhe zhduken pa asnjë gjurmë, për t’u zëvendësuar nga një tjetër me po të njëjtën fytyrë, por me mbiemër tjetër.

Në Shqipëri nuk ka rëndësi çfarë premtimesh bën por mjafton të dish si t’i japësh dorën dikujt para kamerave dhe si të puthësh ndonjë foshnje në fushatë. Pas kësaj, je i certifikuar si “shërbëtor i popullit”, ndërkohë që populli shërben me pagë minimale dhe me kredi që zgjat më shumë se mandati yt.

Çudia më e madhe është se politikanët shqiptarë kanë një talent të rrallë: dinë të jenë gjithmonë në opozitë me realitetin. Kur janë në pushtet, fajin e ka opozita. Kur janë në opozitë, fajin e ka historia. Në këtë mënyrë, askush nuk ka qenë ndonjëherë përgjegjës për asgjë. Madje edhe kur bie shi, ka gjasa të jetë plan i ndonjë qeverie të mëparshme.

Parimet politike? Janë si metereologjia. Sot je liberal, nesër je konservator, pasnesër nacionalist dhe të dielën agnostik politik. Mjafton që të të dalë llogaria.

Dhe ndoshta ironia më e bukur e kësaj historie është se populli e di. E sheh, e dëgjon dhe sërish, në zgjedhje, shkon e voton për të njëjtët, duke shpresuar që herën tjetër do jetë ndryshe. Në fakt, do jetë ndryshe por vetëm modeli i kolltukut.

Prandaj, në këtë vend, më shumë se një politikan të mirë, duhet një mrekulli. Dhe këtu i vetmi vend ku ndodhin mrekullitë, është tavolina e tenderave dhe ajo e pazareve politike.

Klevi Elezi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...