Tentoi të grabiste italianet, pranga 18-vjeçarit durrsak

Date:

Share post:

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë tre shtetase italiane në Plazhin e Durrësit, lagjja nr. 13 e qytetit. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Provat”, ndërsa nga hetimet janë zbardhur edhe dy raste të tjera vjedhjesh me dhunë që dyshohet se janë kryer prej tij.

I ndaluari, shtetasi Dorian Abazi, banues në Durrës, akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas Policisë, përveç tentativës për të grabitur tre turistet italiane, 18-vjeçari më datë 27 dhe 28 prill dyshohet se ka thyer xhamat e dy automjeteve në të njëjtën lagje dhe ka vjedhur sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak si dhe sende të tjera të dyshuara si të vjedhura.

Po në lidhje me këtë çështje, u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” edhe shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 18-vjeçari. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave...

Qese e bidona plastike/ Ndotet lumi Mat, brigjet kthehen në ‘landfill’ me plehra

Lumi Mat është tejet i ndotur nga mbetjet urbane dhe ato të ndërtimit që hidhen nga persona të...

20 mijë lekë gjobë bizneseve për hedhjen e mbetjeve jashtë orarit në Durrës, dokumentohen shkeljet

Kontrollet për mbetjet urbane në Durrës po shoqërohen me masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat për...

Flota “sekrete” e Hormuzit, Irani sulmon marinsat amerikanë; 8 të plagosur

Një aspekt i panjohur më parë i operacioneve amerikane në Ngushticën e Hormuzit ka dalë në dritë, pas...