“Me shenja dhune dhe pa organe”/ Rusia kthen trupin e gazetares ukrainase, nis hetimi

Date:

Share post:


Gazetarja ukrainase Viktoriia Roshchyna u kap në verën e vitit 2023 pranë stacionit bërthamor të Zaporizhzhias.

Ai ishte udhëtimi i saj i katërt në  territoret e pushtuara. Në këtë fazë të luftës, Roshchyna ishte e vetmja reportere ukrainase e gatshme të rrezikonte duke kaluar vijën e parë të frontit për të kapërcyer ndërprerjen e informacionit të imponuar nga Rusia. Por ajo vdiq në moshën 27-vjeçare, pas një viti të kaluar në paraburgim. Informacioni për rrethanat e vdekjes së saj është i kufizuar.

Gazetarja u mbajt e burgosur nga rusët pa akuza dhe pa mundësinë për të kontaktuar  një avokat. Gjatë ndalimit të saj, i vetmi kontakt që pati me botën jashtme ishte një telefonatë katërminutëshe me prindërit, plot një vit pas ndalimit. Trupi i pajetë i Viktoriias u kthye tani me shenja torture me shenja djegieje në këmbë nga goditjet elektrike, mavijosje në ije, një brinjë të thyer, ndërsa kokën e kishte të rruar, edhe pse i pëlqente shumë t`i mbante flokët të gjata, siç raporton The Guardian.

Burime nga grupi hetimor pohuan se kocka hioide në qafë është thyer dhe ky është një lloj dëmtimi që mund të ndodhë gjatë mbytjes. Megjithatë, vazhdon media e njohur, shkaku i saktë i vdekjes mund të mos dihet kurrë, sepse kur trupi i saj u kthye gjatë një shkëmbimi i cili bëhet i ditur vetëm tani, disa pjesë të tij si truri, sytë dhe laringu, mungonin.

Një hetim për krimet e luftës është çelur me qëllimin të ndiqen penalisht personat përgjegjës. “The Guardian” thotë se po bashkëpunon me gazetën Ukrainska Pravda për të cilën punonte 27-vjeçarja, me qëllim sigurimin e dëshmive për të rindërtuar ngjarjet që çuan në kapjen e gazetares dhe detajet e trajtimit të saj në paraburgim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën tragjikisht 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Fermë-Çlirim të Fierit, pasi banesa ku jetonte u...

Histori horror/ I gdhendi pentagramin në gjoks shoqes së klasës, ja kur do të ekzekutohet 50-vjeçarja

Ka nisur numërimi mbrapsht për një nga ekzekutimet më të bujshme dhe më të diskutura në historinë moderne...

Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit...

88 pako kanabis të fshehura në furgon, arrestohen burrë e grua në Kakavijë

Rreth 91 kilogramë kanabis, që dyshohet se kishin si destinacion Greqinë, janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës. Lënda...