Nga pagesa për seks te kërcënimi me thikë, historia e shantazhit që çoi në arrestime

Date:

Share post:

Skema shtrënguese për përfitim financiar, përmes shantazhit seksual ndaj klientëve meshkuj, që u zbulua në Durrës, erdhi pas denoncimit të një prej viktimave. Romario B. tregoi se ishte detyruar të jepte 65 mijë lekë, nën kërcënimin e një thike, për të shmangur publikimin e fotove dhe videove personale të marra gjatë një shërbimi seksual.

Nga hetimet rezultoi se 49-vjeçarja Alma Hoxha ofronte shërbime seksuale kundrejt pagesës, ndërsa klientët fotografoheshin dhe më pas shantazhoheshin nga bashkëpunëtorët e saj. Një prej tyre, Robert Lamnica, 40 vjeç, i arrestuar javën e kaluar, rezulton me precedent penal për vjedhje dhe ndodhej në periudhë prove kur u përfshi në këtë skemë kriminale.

Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka vendosur masat e sigurisë për tre personat e përfshirë. Pavarësisht se ndalimi i Lamnicës u vlerësua si i paligjshëm, gjykata caktoi ndaj tij masën “arrest në burg” për shkak të provave të mbledhura gjatë hetimit. E njëjta masë u dha edhe për Alma Hoxhën, ndërsa për Armand Hysën, i cili u ndodh me Lamnicën gjatë kontrollit dhe kishte me vete një sasi kokaine të ndarë në doza, gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë aktivitetin kriminal, për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të zbuluar raste të tjera të mundshme ku është përdorur e njëjta skemë shantazhi për përfitim financiar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

UGSH ngre alarmin për presionet ndaj gazetarëve: Nga Tirana te Durrësi, kërkohet sqarim institucional

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ngre shqetësimin për raste të përsëritura të pengimit të gazetarëve në ushtrimin e detyrës,...

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Vlora Hysenin, kyç gojën para gazetarëve

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, në...

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

49-vjeçari i cili u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndërruar jetë në spital. 49-vjeçari Kreshnik...

Detaje nga plagosja te “Petro Nini”, 49-vjeçari në gjendje kritike; arrestohet autori

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini...