Paketa e maleve kundër emigrimit! Sot hyn në fuqi ligji

Date:

Share post:

Sot, më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve. Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë  qytetarëve,  që janë posedues faktikë të një prone  shtetërore në mal, të behën pronar të tokës përgjithmonë. Por  më parë duhet të vërtetojnë që janë përdorues të tokës prej 10 vitesh, si dhe të paraqesin edhe një plan biznesi i cili duhet të vendoset në jetë brenda 2 vitesh.

Paketa e Maleve është një instrument për të reduktuar emigracionin dhe për të kthyer ish-banorët në fshat.  Rijetëzimi i zonave rurale, nuk do të ndikojë vetëm në rritjen e ekonomisë lokale, por edhe më tej pasi Shqipëria turistike e maleve do të jetë një mundësi e mirë për investimi edhe biznesmenët e  huaj. 

“Me taksën 1 Euro qeveria nuk do të fitojë asgjë. Thejshtë fitimi do të jetë nësë kjo ofertë do të merret parasysh nga investitorët e huaj dhe vendas duke ndikuar në financa publike, rritje punësimi, zhvillim dhe duke frenuar emigracionin“- u shpreh ekspertja Romina Radonshiqi.

Brenda vitit pritet të nisin aplikimet për 500 projekte për turizmin malor, bizneset do të përjashtohen nga 4 taksa si përjashtimi i tatimit për një periudhë 10 vjeçare, përjashtimi nga taksa e infrastrukturës, përjashtimi nga taksa e pasurive të paluajtshme, dhe përjashtimi nga TVSH-ja.

“Së pari duhet të themi që si inisiativë nuk është e keqe edhe pse ka ato dritëhijet e veta se përse u prodhua ky ligj për 500 porositës, pasi do të jenë 500 subjekte të reja”-shprehet Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive.

Paketa e Maleve është nisma e dytë e qeverisë për të zhvilluar zonat rurale pas projektit  100 Fshatra, por që malet të mos kenë të njëjtin fat si fshatrat në fusha, ku një rrugë e asfaltuar nuk arriti të ndalë shpopullimin.

“Duhet të ketë struktura të posaçme që për të monitoruar zbatimin e Paketës së Maleve me qëllim që të jetë një paketë që gjeneron të ardhura dhe i jep një qasje tjetër zhvillimit ekonomik rural . Ne nuk jemi në gjendje që të përfundojmë për 7 vite projektin 100 Fshatra duke qenë se kemi pas këtë trashigimi na krijohet përshtypja që edhe Paketa e Maleve nuk do të funksionojë”.

Investimet malore do të lejohen vetëm në 4 rajone dhe fokusi është veriu i Shqipërisë. Ministria e Ekonomisë përcakton zonat se ku do të aplikohet Paketa e Maleve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

UGSH ngre alarmin për presionet ndaj gazetarëve: Nga Tirana te Durrësi, kërkohet sqarim institucional

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ngre shqetësimin për raste të përsëritura të pengimit të gazetarëve në ushtrimin e detyrës,...

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Vlora Hysenin, kyç gojën para gazetarëve

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, në...

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

49-vjeçari i cili u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndërruar jetë në spital. 49-vjeçari Kreshnik...

Detaje nga plagosja te “Petro Nini”, 49-vjeçari në gjendje kritike; arrestohet autori

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini...