Vota e diasporës rrit mbështetjen për PS në Durrës, por nuk ndikon në shpërndarjen e mandateve

Date:

Share post:

Në qarkun e Durrësit, numërimi i të gjitha kutive të votimit përfundoi në orët e para të 15 majit. Megjithatë, procesi vijon me numërimin e votave të diasporës dhe hedhjen zyrtare të të dhënave në sistemin elektronik të KQZ-së.

Deri më tani janë numëruar 18,515 nga 20,101 zarfe të votave të ardhura nga jashtë vendit për qarkun Durrës. Nga këto, Partia Socialiste rezulton në krye me 11,201 vota, që përfaqësojnë 61% të votave të numëruara deri tani të diasporës. Pas saj renditet koalicioni PD-ASHM me 4,868 vota ose 26.5%. Nisma SHB ka marrë 1,154 vota (6.3%), ndërsa partia Mundësia 476 vota (2.6%).

Vota e diasporës, ndonëse nuk ka sjellë ndryshim në shpërndarjen e mandateve, ku PS ka siguruar 8 dhe koalicioni PD-ASHM 6 mandate, ka ndikuar në rritjen e përqindjes së mbështetjes për Partinë Socialiste, duke e çuar në 53.17%. Ndërkohë, përqindja e koalicionit PD-ASHM është ulur në 37.74%.

Sa i takon votës preferenciale, deputeti më i votuar nga lista e hapur mbetet Arkend Balla i PS-së me 18,651 vota, ndjekur nga Ani Dyrmishi me 11,576 vota dhe Etleva Budini me 4,038 vota. Partia Demokratike ka siguruar vetëm një mandat nga lista e hapur, që i takon ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili ka marrë 8,232 vota.

Përmes listave të mbyllura, PS dërgon në Kuvend Klodiana Spahiun, Milva Ekonomin, Loer Kumen, Skënder Pashajn dhe Aurora Marën. Ndërsa nga PD-ASHM janë zgjedhur Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri dhe Igli Cara.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Kocul

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit...

Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 milion euro, çon në gjyq administratorin e ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq...

Shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia ka arrestuar në Vaun e Dejës Kol Ndojin, 71 vjeç, të cilin autoritetet italiane e kishin shpallur...

Siguria në shkolla/Goditet grupi që shpërndante drogë, arrestohen 4 persona

Një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë institucioneve arsimore në Fier është goditur nga policia, pas disa muajsh...