Durrësi dhe Shqipëria në radarët e pushimeve europiane

Date:

Share post:

Me një vijë bregdetare që përqafon Adriatikun, trashëgimi mijëravjeçare dhe mikpritje që nuk lë askënd indiferent, Durrësi po shndërrohet në një nga yjet në ngjitje të turizmit mesdhetar. Shqipëria, e njohur dikur si një vend i izoluar, po del sot në skenën ndërkombëtare si një destinacion autentik dhe i paprekur, që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

Përtej plazheve të gjata me rërë të artë, hoteleve cilësore dhe jetës së gjallë turistike, Durrësi ofron një mozaik të pasur kulturor e historik. Amfiteatri i lashtë romak, një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, qëndron ende si dëshmi e lavdisë së dikurshme. Po ashtu, Torra Veneciane, Kalaja me muret mesjetare dhe rrugicat e vjetra krijojnë një atmosferë që të kthen pas në kohë. Edhe pse Muzeu Arkeologjik më i madhi në vend ndodhet aktualisht në rikonstruksion, vëmendjen po e tërheq një tjetër hapësirë ekspozuese, “Turistë të përgjuar”, një muze i pazakontë që sjell në zemër të qytetit realitetin e Shqipërisë komuniste dhe ndjesinë e të jetuarit nën vëzhgim.

Kjo përzierje unike mes historisë dhe atmosferës moderne shoqërohet me një kuzhinë të pasur e autentike: ushqime të freskëta deti, gatime tradicionale dhe produkte vendase që i japin shije çdo pushimi në këtë qytet bregdetar.

“Jam e surprizuar. Nuk e prisja kaq mirë”, thotë një turiste franceze pranë Torrës Veneciane, ndërsa bën foto. Një çift nga Gjermania shton: “Na pëlqeu qyteti dhe kafenetë e mira, Amfiteatri Antik dhe kjo shëtitore, shumë e gjallë.”

Rrugicat e qytetit, shëtitorja buzë detit dhe gjallëria e kafeneve janë kthyer në pika të preferuara për turistët që dëshirojnë të kombinojnë relaksin me zbulimin e kulturës.

Të dhënat nga operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese tregojnë për një rritje të qëndrueshme të interesit ndërkombëtar. Durrësi po kthehet kështu në një portë hyrëse të pushimeve në Shqipëri, një qytet ku historia takon detin dhe ku çdo vizitor gjen një copë të vetën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...