Prifti i Korçës ra nga çatia, dërgohet me urgjencë në Tiranë pas dëmtimeve të rënda në kokë dhe trup

Date:

Share post:

Prifti Kristaq Viso është nisur me urgjencë drejt një spitali në Tiranë, pas një aksidenti të rëndë që ka pësuar gjatë kohës që ishte duke punuar në çatinë e kishës ku shërbente. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërsa mësohet se ka qenë vetë Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ai që ka kërkuar menjëherë transferimin e tij për ndihmë të specializuar mjekësore.

Sipas informacioneve të para, prifti Viso ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në kryeqytet. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Ngjarja ka ndodhur teksa prifti ishte duke kryer punime të vogla riparimi në çatinë e kishës. Autoritetet dhe komuniteti fetar janë duke ndjekur me shqetësim gjendjen e tij, ndërsa shpresohet për përmirësim të shpejtë të shëndetit të priftit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...