Tronditëse/ Recepsionisti u vra dhe u zhduk nga bashkëpronari i hotelit që iku në Greqi. Policia në kërkim të kufomës dhe autorit

Date:

Share post:

Autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi është Gerald Shehu, bashkëpronar i hotelit ku viktima punonte si recepsionist. Policia njofton se po vijon puna për gjetjen e trupit të Nevruzit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është ende në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Greqi, referuar të dhënave nga sistemi TIMS. Autoritetet greke po bashkëpunojnë për kapjen e tij.

Hetimet e deritanishme, bazuar në pamjet filmike dhe dëshmitë e marra, tregojnë se Gerald Shehu ka qëlluar me armë zjarri ndaj Eraldo Nevruzit rreth orës 00:30 të ditës së enjte. Grupi hetimor ka mbërritur në hotel ku ka kryer një sërë veprimesh hetimore nga të cilat rezulton se Nevruzi është qëlluar me armë zjarri nga 43-vjeçari.

Janë dy pista hetimore të ngritura deri tani: njëra për një konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli, ku të dy, viktima dhe autori, kishin jetuar.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...