Nevoja për krahë pune dhe emigracioni i parregullt 

Date:

Share post:

Qeverisje Gjithëpërfshirëse e Migracionit në Ballkanin Perëndimor 

Duke bashkuar delegacione nga Ballkani Perëndimor, Bangladeshi, Nepali dhe Pakistani, në Shqipëri u zhvillua këtë javë takimi i dytë i Grupit Rajonal të Specialistëve të Ripranimit (GRSR) u fokusua në  forcimin  e bashkëpunimit me vendet e origjinës drejt një qeverisje gjithëpërfshirëse të migracionit. 

Mungesa e marrëveshjeve me disa nga vendet kryesore të origjinës është një nga sfidat më të mëdha në bashkëpunimin për qeverisjen e migracionit që përfshin gjithë spektrin e vijueshmërisë së migracionit. Për më tepër, kërkesa në rritje për punë në Ballkanin Perëndimor, e nënvizuar nga anëtarët e GRSR, paraqet rrezik që migrantët e rregullt të bëhen të parregullt.

Kjo nënvizon nevojën urgjente për përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit për të krijuar një qasje gjithëpërfshirëse të qeverisjes së migracionit që integron skemat e mundshme të lëvizshmërisë për punë me bashkëpunimin për kthimin dhe ripranimin, duke krijuar rrugë të rregullta që përmbushin kërkesat e rritura për punë në Ballkanin Perëndimor dhe për rrjedhojë të adresojnë rreziqet e migracionit të parregullt.

Gjatë takimit, specialistë nga Ballkani Perëndimor, Bangladeshi, Nepali dhe Pakistani identifikuan dhe formuluan prioritetet e përbashkëta për bashkëpunim në të ardhmen. Së bashku me ekspertët, eksploruan tema të ndryshme si lejet unike të punës dhe alternativat për marrëveshjet e ripranimit, si dhe ndanë praktikat më të mira. Takimi ofroi një mundësi për delegacionet për të forcuar bashkëpunimin përmes takimeve dypalëshe të përshtatura për kontekstet e secilit delegacion, duke përcaktuar hapa konkrete për të avancuar më tej bashkëpunimin.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

 

 

spot_img

Artikuj të lidhur

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...