Vijon seanca për masën e sigurisë ndaj 7 të arrestuarve në operacionin e Gjirit të Lalzit

Date:

Share post:

Në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar sot seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 7 shtetasve të arrestuar në operacionin e zhvilluar tre ditë më parë në zonën e Gjirit të Lalzit. Pas mbërritjes së dy prej të ndaluarve, të cilët nuk ishin mbajtur në Durrës, nisi shqyrtimi gjyqësor për Xhevdet Plakun (i njohur edhe si Kis Plaku), Flobens Meçja, Voltan Xhani dhe katër shtetas të tjerë.

Pozita penale e tre prej të arrestuarve është rënduar, pasi gjatë momentit të ndalimit u janë gjetur armë zjarri me vete. Ndaj tyre është nisur hetimi për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”.

Ndryshe nga 6 të tjerët për të cilët Prokuroria ka kërkuar 6 masa sigurie “arrest në burg” për 7 prej të arrestuarve me përjashtim të shtetasin Alfred Hasanaj, për të cilin prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim për të dalë jashtë shtetit”. Hasanaj është nga Mamurrasi, sipas deklaratës ne sallen e gjyqit banon ne Amerike, ndersa mban dhe shtetesine angleze.

Të arrestuarit janë:

  • Xhevdet Plaku, nga fshati Romanat, banues në Golem, i martuar, me arsim 8-vjeçar. Përfaqësohet nga avokatja Melina Gjeta (Dhoma e Avokatisë Tiranë).
  • Flobens Meçja, lindur në Shkodër, banues në Elbasan. Përfaqësohet nga avokati Aldo Shkëmbi.
  • Voltan Xhani, nga Përmeti, banues në Bathore, me arsim 8-vjeçar. Përfaqësohet nga Melina Gjeta.
  • Jugert Xhani, nga Përmeti, banues në Tiranë, me arsim të lartë, profesion stomatolog. Përfaqësohet nga avokati Elton Hysenaj.
  • Oltion Hasanaj, nga Mamurrasi, banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar. Përfaqësohet nga avokatja Melina Gjeta.
  • Alfred Hasanaj, nga Mamurrasi, jeton në SHBA, me shtetësi shqiptare dhe angleze, me arsim 8-vjeçar. Përfaqësohet nga avokati Benet Kumbari.
  • Fatjon Qesja, nga Tirana, jeton në Gjermani, me arsim të mesëm. Përfaqësohet nga avokati Gjon Huli.

Seanca nisi me vonesë për shkak të vonesës në shoqërimin e të ndaluarve. Mbrojtja kërkoi që të njihej më parë me masat e kërkuara nga prokuroria, ndërsa tre avokatë parashtruan kërkesën që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Prokurorja e çështjes e pranoi zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura, duke u bazuar në faktin se hetimet janë ende në fazën paraprake dhe nën sekret hetimor.

Gjyqtari Sokol Mara vendosi që pjesa tjetër e seancës të zhvillohej me dyer të mbyllura.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...