Tragjedia në Gjermani, Reagon Ministria e Jashtme: Tre shqiptarë humbën jetën në Koblenz

Date:

Share post:

Në orët e para të mëngjesit të 25 majit, një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani. Pranë qytetit Koblenz ndodhi një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Lajmi i trishtë u konfirmua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njoftoi me keqardhje se tre prej bashkatdhetarëve tanë humbën jetën si pasojë e përplasjes fatale, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalet lokale.

Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë vënë menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane, duke ndjekur nga afër situatën dhe zhvillimet në terren. Strukturat tona konsullore kanë ofruar ndihmën e tyre për qytetarët e prekur, duke qëndruar pranë tyre në këto momente të vështira.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë ende në vijim, ndërsa institucionet shqiptare janë të angazhuara për të siguruar mbështetje dhe përkujdesje për familjarët e viktimave dhe të plagosurve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uron shërim të plotë për të lënduarit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...