Aksident tragjik në Fier–Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari

Date:

Share post:

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në rrethrrotullimin e Kolonjës, përgjatë aksit nacional Fier–Lushnjë.

Viktima është Serxhio Gogaj, 28 vjeç, i cili ka humbur kontrollin e mjetit tip “Volkswagen” që drejtonte, duke përfunduar në një kanal kullues anës rrugës. Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit, e shoqëruar me shpejtësi të lartë, gjë që dyshohet se ka sjellë përplasjen e mjetit me barrierën mbrojtëse metalike.

Trupi i pajetë i të riut është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e përplasjes apo mbytjes në ujë.
Ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...