Krimi, Gjendet trupi i recepsionistit

Date:

Share post:

Trupi i pajetë i recepsionistit të hotel “Greccia” në Dhërmi, Eraldo Nevruzi, është gjetur afër një guroreje pa shkuar në Vuno. Nevruzi, 31 vjeç, u vra nga pronari i hotelit, Gerald Shehu, i cili e qëlloi me dy plumba në kokë. Dy punonjës të hotelit, Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy nga Korça, janë arrestuar si bashkëpunëtorë në fshehjen e trupit, duke e vendosur në qese plehrash dhe më pas në bagazhin e makinës tip Audi. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës, më 6 qershor 2024. Turistët e akomoduar në hotel kanë dëgjuar krismat, kurse vjehrra e autorit të dyshuar ka njoftuar policinë për zhdukjen e autorit, pa e ditur se në krim ishte përfshirë dhëndri i saj. Veprimet e shpejta çuan në kapjen e autorit në shtetin fqinj dhe gjetjen e trupit. 

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...