OBSH: Miopia, një ndër kërcënimet më të mëdha për shëndetin e syve në shekullin XXI

Date:

Share post:

Organizata Botërore e Shëndetësisë tërheq së fundmi vëmendjen se është koha t’i kushtojmë rëndësi të posaçme njërit nga kërcënimet më serioze për shëndetin e syve në shekullin e XXI. Ajo është miopia.

E njohur ndryshe si “shikimi i shkurtër”, apo dritëshkurtësia, miopia është një gjendje që nënkupton se një person sheh qartë nga afër, por ka vështirësi për të parë në distancë. Kjo gjendje po bëhet gjithnjë e më e zakonshme tek fëmijët e vegjël dhe prindërit që vuajnë nga miopia kanë më shumë gjasa që edhe fëmijët e tyre ta zhvillojnë atë.

Sipas OBSH-së, aktivitetet që përfshijnë fokusimin në objekte të afërta, si leximi i librave apo përdorimi i telefonave inteligjentë, rrisin ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e miopisë, sidomos kur praktikohet për periudha të gjata.

Disa nga simptomat më të zakonshme të miopisë përfshijnë:

  • Vështirësi për të parë objektet në distancë.
  • Fërkimi i syve, ngushtimi i shikimit apo mbyllja e një syri për të parë më mirë.
  • Qëndrimi shumë afër televizorit ose mbajtja shumë afër e librit.
  • Dhimbje apo lodhje të syve.

Ekspertët e OBSH-së japin disa këshilla për parandalimin e miopisë:

  • Kaloni më shumë kohë në natyrë, sidomos fëmijët.
  • Mbani librin ose pajisjet elektronike të paktën 30 cm larg syve.
  • Zbatoni rregullin 20-20-20: çdo 20 minuta aktivitet afër syve, bëni një pushim 20 sekondësh për të parë diçka që ndodhet 6 metra larg (rreth 20 këmbë).

Kontrollet e rregullta të syve janë thelbësore për shëndetin tuaj pamor. A e keni caktuar takimin tuaj të radhës?

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...