Vdekja në minierë, Jeta vlen më pak se një ton mineral

Date:

Share post:

Nis hetimi për shkelje të sigurisë në punë, lidhur me ngjarjen tragjike që tronditi komunitetin e minatorëve në Prrenjas. Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pas vdekjes së minatorit 57-vjeçar Syrja Bego në minierën e kromit në fshatin Katjel.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës, kur Begon e zuri poshtë një masiv mineral, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve zyrtare, në fokus të hetimeve janë administratori i minierës, Gëzim Balla dhe drejtuesi teknik Hysni Kllogjri të cilët dyshohet se kanë neglizhuar masat e sigurisë që duhet të ishin marrë për të garantuar jetën e punonjësve.
Nën hetim është dhe përgjegjësi i turnit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur menjëherë veprimet për dokumentimin ligjor të rrethanave, duke mbledhur prova dhe dëshmi në vendngjarje. Vdekja e Begos ka rikthyer në vëmendje kushtet e vështira të punës në miniera dhe rrezikun që i kanoset çdo ditë qindra punonjësve në këtë sektor.

Kjo ngjarje, ashtu si dhe të tjera, ngre shqetësime serioze për funksionimin e sistemit të mbikëqyrjes teknike dhe zbatimin e standardeve të sigurisë në punë, në një industri ku shpesh herë jeta e njeriut vlen më pak se një ton mineral.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...