Reagimi i Auron Tares pas emërimit të vëllait të tij, Igli Tare, drejtues i AC Milan: “Urime të sinqerta dhe pak fjalë për hipokrizitë shqiptare”

Date:

Share post:

Auron Tare, vëllai i ish-futbollistit dhe ish-drejtorit të Lacios, Igli Tare, ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për emërimin e vëllait të tij në një nga pozicionet drejtuese të klubit italian AC Milan. Në një postim emocionues dhe njëherazi kritik, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe urimi, ndërsa nuk ka kursyer as fjalët për ata që, sipas tij, kanë reaguar në mënyrë hipokrite.

“Duke falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të babait dhe të mitë, të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të futbollit, më duhet të them edhe dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë italian në veçanti”, shkruan Tare.

Ai thekson se ndan të njëjtin emocion me mijëra shqiptarë në mbarë botën, nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo edhe ndonjë fshat i thellë në Shqipëri, të cilët janë ndjerë krenarë për këtë arritje të jashtëzakonshme të një shqiptari në një nga klubet më të mëdha në botë.

“Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë çdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vlerësoj shumë si një mbështetje me të vërtetë të sinqertë”, shton ai.

Por Auron Tare nuk nguron të kritikojë edhe ato që i cilëson si urime hipokrite, duke aluduar në mungesën e vullnetit nga strukturat sportive dhe politike shqiptare për ta përfshirë Igli Taren në ndonjë projekt kombëtar, pavarësisht përvojës së tij të jashtëzakonshme.

“Sot në mëngjes lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite. Shqipëria futbollistike dhe ajo politike nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet që ish-drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin në ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit. Prandaj, urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare, please”, përfundon reagimin e tij Auron Tare.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...