Franca i tha PO! ligjit për “vdekjen e asistuar”, personat me sëmundje terminale mund t’i japin fund jetës

Date:

Share post:

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre me ndihmën e personelit mjekësor.

Projektligji, i cili mbështetet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, u miratua me 305 vota pro dhe 199 kundër. Më pas do të shkojë në Senat, përpara një leximi të dytë në Asamblenë Kombëtare. Mbështetësit e tij shpresojnë se do të bëhet ligj deri në vitin 2027.

Kur të bëhet ligj, Franca do të bëhet vendi i tetë në Bashkimin Evropian që lejon vdekjen e asistuar.

Një tjetër projektligj që krijon të drejtën e përdorimit të medikamenteve që kanë vetëm efekte qetësuese ndryshe “kujdesi paliativ” dhe jo kuruese u miratua pa kundërshtime. Vlerësohet se një në dy pacientë francezë që kanë nevojë për kujdes paliativ nuk e marrin atë.

BBC vëren se aktualisht, versioni francez është më i rreptë se ai i Holandës ose Belgjikës, vendet e para në Evropë që legalizuan vdekjen e asistuar.

Pas shumë debatesh mbi dispozitat e ligjit, ligjvënësit francezë arritën në përfundimin se ai do të zbatohej për njerëzit “që vuajnë nga një sëmundje serioze dhe e pashërueshme që është kërcënuese për jetën dhe në një fazë të avancuar ose terminale dhe që vazhdojnë të vuajnë fizikisht ose psikologjikisht.

Pacienti do të duhet të ishte në gjendje të “shprehte lirisht qëllimin e tij”. Ai do të duhet të presë 48 orë dhe pastaj ta konfirmojë vendimin.

Sapo të miratohet, doza vdekjeprurëse do të administrohet nga vetë pacienti ose nga një asistent mjekësor nëse pacienti nuk është në gjendje ta bëjë vetë. Miratimi do të jepej nga një mjek, por vetëm pas konsultimit me kolegët.

Personeli mjekësor që kundërshton vdekjen e asistuar nuk do të jetë i detyruar ta kryejë atë. Megjithatë, ata do të dënohen me burgim deri në dy vjet nëse e pengojnë.

Në përgjithësi masa u votua nga Qendra dhe e Majta, ndërsa e Djathta ishte kundër.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...