Kamioni me ushqime përfshihet nga flakët pranë tunelit të Kalimashit

Date:

Share post:

Një kamion që transportonte mallra ushqimore dhe pije energjike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit të Kalimashit.

Zjarri shpërtheu fillimisht në pjesën e përparme të mjetit dhe u përhap me shpejtësi, duke e shkrumbuar të gjithë ngarkesën. Shoferi arriti të dalë në kohë dhe nuk pësoi lëndime.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe arritën të shuajnë flakët. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...