Kroni Pula me këngën “Fruta perime”, me tekst e muzikë të Ardian Hilës, u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.
Fituesja rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.
Në dy netët e para garuan 29 pjesëmarrës të kategorive “Të vegjlit” dhe “Junior”. Mes të vegjëlve, Çmimi i Parë shkoi për Maria Kalaja me këngën “Ja çfarë bëri bubi im”. Çmimi i dytë për Drini Drishtin me këngën “Dua” dhe çmimi i tretë për Aiden Ballën me “Do lejleku akullore”.
Nga më të rriturit, fituesja e çmimit të dytë ishte Ea Zoga me këngën “Mirësi”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Prishila Pukën me “Si një fishekzjarr”.
Çmimi i madh u dha nga sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula.
Festivali i Fëmijëve, një ngjarje e rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shkodër, konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore jo vetëm e këtij qyteti, por të gjithë vendit me energjinë dhe bukurinë artistike që përcjell.
©️zërionline


