Starton Matura Shtetërore në Durrës: 2,450 maturantë testohen sot në gjuhë të huaj

Date:

Share post:

Procesi i Maturës Shtetërore 2025 ka nisur sot edhe në Durrës me provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Në të gjithë territorin e bashkisë Durrës marrin pjesë 2,450 maturantë, të shpërndarë në 11 qendra provimi, të organizuara nga Zyra Vendore Arsimore.

Drejtoresha e ZVA Durrës, Amarilda Thërrmija, deklaroi se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e provimeve në kushte të sigurta dhe në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit.

“Ambientet janë përgatitur duke respektuar distancën mes bankave, janë kryer pastrime dhe dezinfektime të detajuara dhe është siguruar ajrosja e vazhdueshme e klasave për të garantuar komoditetin dhe sigurinë e nxënësve gjatë provimeve”, tha Thërrmija.

Për mbarëvajtjen e këtij procesi janë angazhuar rreth 500 punonjës të sistemit arsimor, përfshirë drejtues shkollash, nëndrejtorë, mësues, psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie.

ZVA Durrës ka kryer një inspektim të plotë paraprak të çdo qendre provimi, për të garantuar respektimin e të gjitha rregullave dhe kushteve që lidhen me vlerësimin e nxënësve dhe integritetin e procesit.

Matura Shtetërore mbetet një moment kyç për të ardhmen e të rinjve, teksa nisja me provimin e gjuhës së huaj shënon hapin e parë në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

Suksese të gjithë maturantëve!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...