Lirohet nëna që torturoi foshnjën deri në amputim, Zemërim në Britani

Date:

Share post:

Jody Simpson, nëna biologjike e Tony Hudgell, do të lirohet nga burgu, pavarësisht krimit tronditës që shokoi opinionin publik britanik, vite më parë.

Simpson dhe partneri i saj, Anthony Smith, u dënuan me nga 10 vite burg në vitin 2018, pasi torturuan djalin e tyre të sapolindur, Tony, i cili sot është 10 vjeç. Ai ishte vetëm 41 ditësh kur u dhunua brutalisht dhe u la pa ndihmë mjekësore për 10 ditë, duke kaluar dhimbje të tmerrshme.

Dhunimi çoi në fraktura të shumta, zhvendosje eshtrash, trauma të rënda në fytyrë dhe përfundimisht në dështim të organeve dhe shok toksik. Për shkak të dëmtimeve të parikuperueshme, mjekët u detyruan t’i prisnin të dyja këmbët.

Fillimisht, Simpson duhej të lirohej me kusht në gusht të vitit 2022, pas përfundimit të gjysmës së dënimit, por ndërhyrja e atëhershme e ministrit të drejtësisë, Dominic Raab, e shtyu lirimin e saj. Çështja u shqyrtua nga Bordi i Lirimeve me Kusht.

Të mërkurën, një zëdhënës i Bordit konfirmoi se vendimi për lirimin e Jody Simpson është marrë pas një seance dëgjimore.

Në një deklaratë zyrtare, Bordi i Lirimeve u shpreh:

“Konfirmojmë se një panel i Bordit të Lirimeve ka urdhëruar lirimin e Jody Simpson pas një seance dëgjimore. Vendimet e Bordit përqendrohen vetëm në vlerësimin e rrezikut që një i burgosur mund të paraqesë për publikun në rast lirimi dhe nëse ky rrezik mund të menaxhohet në komunitet.”

Paneli shqyrton me kujdes një sërë të gjerë provash, përfshirë detaje të krimit fillestar, çdo dëshmi për ndryshim në sjellje dhe ndikimin që krimi ka pasur tek viktimat”, shtohet në deklaratë.

“Rishikimet për lirim me kusht kryhen me kujdes maksimal. Mbrojtja e publikut është përparësia jonë absolute.”

Reagime të ashpra nga familja dhe publiku

Paula Hudgell, nëna birësuese e Tony-t, shprehu zemërimin e saj në rrjetin X (ish-Twitter), duke thënë:

“Tony përballet çdo ditë me dëmet e përjetshme që ajo i shkaktoi. Ai vuan çdo ditë për shkak të saj.”

Rasti i Tony-t shkaktoi një valë indinjate në Britani, duke çuar në miratimin e ligjit të njohur si “Ligji i Tony-t” (Tony’s Law), që kërkon dënime më të ashpra për abuzuesit e fëmijëve. Deputeti konservator Tom Tugendhat, i cili udhëhoqi fushatën për ndryshimin e ligjit, shkroi:

“Po e mbështes Tony-n teksa përballet me lirimin e hershëm të nënës së tij biologjike. Ai jeton çdo ditë me dhimbjet që ajo i shkaktoi si foshnjë. Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur fëmijët si ai.”

Pavarësisht traumës së thellë që ka përjetuar, Tony është shndërruar në një shembull frymëzimi dhe shprese. Ai ka kontribuar në aktivitete bamirësie dhe është nderuar nga Familja Mbretërore për guximin dhe humanizmin e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...