“Shkova shumë larg”, Elon Musk zbut qëndrimet ndaj Donald Trump

Date:

Share post:


Elon Musk duket se u pendua për disa prej postimeve të tij në lidhje me presidentin Donald Trump pas përplasjeve të tyre të fundit publike, ku CEO i Tesla-s kërkoi shkarkimin e Trump dhe pretendoi se ai u shfaq në dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein.

“Shkova shumë larg”, ka shkruar Musk në platformën e tij X të mërkurën në mëngjes, gati një javë pasi u përplas me Presidentin në të njëjtën faqe të mediave sociale.

Përplasja midis Trump dhe Musk më 5 qershor ishte një tronditje e fortë e marrëdhënies që ka përcaktuar pjesën e parë të administratës së dytë të Trump.

Trump dhe Musk, të dy përdorues të zjarrtë të mediave sociale, përshkallëzuan retorikën kundër njëri-tjetrit, derisa Musk po pretendonte se Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2024 pa ndihmën e tij, kurse presidenti argumentonte se Tesla po “kalonte një kohë të vështirë” dhe se Musk ishte “i lodhur” kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në fund të majit.

Por tani po shkohet drejt “paqes”, Musk po tërhiqet nga komentet e tij nxitëse. Në një postim në X në mëngjes, njeriu më i pasur në botë shkroi: “Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth presidentit Donald Trump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg”.

Musk fshiu më parë pretendimin e tij se Trump ishte pjesë e dosjeve të Epstein të shtunën, dy ditë pasi e postoi për herë të parë. Që atëherë, Musk ka ndarë në X komentet e bëra nga Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance në lidhje me trazirat e Los Angeles.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...