Vrau Xhuvanin, Shtyhet kërkesa për lirimin me kusht të Arbër Paplekajt

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka shtyrë për më 16 korrik shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të Arbër Paplekajt, ish-efektiv i RENEA-s, i dënuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani. Seanca u shty për shkak të mungesës së prokurores së çështjes, ndërsa gjyqtari Rexhep Bekteshi vendosi datën e re të seancës.

Në kërkesën e tij, Paplekaj argumenton se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit dhe kërkon të përfitojë lirim me kusht.

Vitin e kaluar, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, duke ia ulur dënimin nga 22 në 7 vite burg. Po ashtu, Apeli ndryshoi edhe akuzën ndaj tij nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”. 

Apeli pati dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove. Të pafajshëm u shpallen edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin. Ngjarja ndodhi katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në qytetin e Elbasanit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...