UEFA A, diplomohen edhe 3 vajza mes 25 trajnerëve të rinj

Date:

Share post:

Kursi për licencën e trajnerit UEFA A, i organizuar nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, ka përmbyllur edicionin e tij të 22-të. Kursi i UEFA A nisi në janar të këtij viti dhe zgjati 6 muaj.

Në ceremoninë përmbyllëse të diplomimit të kursit u shpërndanë licencat për 25 trajnerët e rinj, 3 prej të cilëve ishin vajza.

Ky edicion mblodhi bashkë edhe disa figura të njohura të futbollit shqiptar si: Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka, Sabien Lilaj, Arian Sheta, Ardit Beqiri, si dhe trajnerja e Kombëtares U15 Daniela Kodra.

Kursi për licencimin e trajnerëve për nivelin A është shumë i rëndësishëm, pasi është një licencë që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e Kategorisë Superiore, ndërsa është e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe skuadrave U-21, U-19, e kështu me radhë në futbollin profesionist.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...