“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Date:

Share post:

Operacioni ushtarak i Izraelit ndaj Iranit i cili u materializua javën e kaluar, duke tronditur Iranin dhe mbarë rajonin, duket se ka qenë i përgatitur ndër vite e ka rezultuar me sulme tejet të sakta ndaj shënjestrave të nivelit të lartë. Raportet më të fundit tregojnë se për këtë ofensivë, ushtria izraelite ka përdorur padyshim të dhënat e shërbimeve sekrete, por edhe inteligjencën artificiale, duke i gjymtuar që në fillim Iranit një pjesë të sistemeve raketore dhe atyre për mbrojtje ajrore.

Me një liri më të madhe për të fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar më pas qendra bërthamore dhe ka vrarë gjeneralë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë. Në kohën kur Irani u mobilizua për hakmarrje, kapaciteti i tij, i dobësuar edhe nga sulme të mëparshme izraelite, kishte marrë një grusht të fortë. Këtë e pohuan burime nga një takim me 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarë izraelitë të inteligjencës dhe sektorit ushtarak, disa prej të cilëve kanë folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushtet anonimati. Edhe pse disa prej pretendimeve të tyre nuk kanë mundur të verifikohen, ish drejtuesja e kërkimeve në agjencinë izraelite të spiunimit, Mossad, Sima Shine ka konfirmuar boshtin e sulmit, duke thënë se është në dijeni të mënyrës se si është planifikuar dhe ekzekutuar ai.

“Sulmi përbën pikën kulmore të shumë viteve pune të Mossadit për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit”, u shpreh ajo.

Doza e befasisë është shtuar për shkak të bindjeve të zyrtarëve iranianë se Izraeli nuk do të kryente ndonjë sulm, duke qenë se Teherani ishte i angazhuar në bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me avancimin e programit të tij bërthamor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...