Pas dy aksidenteve të rënda në det, Task Forca nis verifikimet e vendbazimeve të mjeteve lundruese

Date:

Share post:

Pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura gjatë këtij muaji në Durrës, ku një turist britanik humbi jetën dhe një shtetas belg mbeti i plagosur gjatë përdorimit të mjeteve lundruese të argëtimit, autoritetet kanë nisur një seri kontrollesh intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Task Forca Ndërinstitucionale për sezonin turistik pranë Prefekturës së Qarkut Durrës dhe forca të shumta të policisë, po kryejnë inspektime të hollësishme në të gjitha vendbazimet që ofrojnë shërbime me motorë uji dhe mjete të tjera detare për qëllime argëtimi. Qëllimi është i qartë, verifikimi i dokumentacionit, kushteve teknike dhe respektimi i rregullave të sigurisë nga operatorët që ofrojnë këto shërbime për pushuesit. Sipas Koordinatorit të Task Forcës Ndërinstitucionale, Oltsen Gripshi, këtë sezon veror, plazhet e Durrësit numërojnë 10 vendbazime të miratuara nga bashkia, ndërkohë që për herë të parë shërbime të tilla janë shtrirë edhe në Gjirin e Lalëzit dhe në zonën e Currilave.

Oltsen Gripshi, Koordinator i Task Forcës Ndërinstitucionale Durrës shprehet se teksa ka një rritje të interesit për mjetet e argëtimit në det, “eshtë e rëndësishme që operatorët të respektojnë detyrimet ligjore dhe pushuesit të jenë të kujdesshëm e të ndjekin sinjalistikën dhe kufizimet e vendosura për sigurinë e tyre.”

Incidentet e fundit treguan se, edhe pse operatorët ishin të licencuar, ata kishin shkelur rregullat e përdorimit të mjeteve lundruese, duke çuar në prangosjen dhe procedimin penal të dy drejtuesve përkatës. Task Forca u bën apel edhe pushuesve që të mos neglizhojnë rregullat e sigurisë dhe të mos përdorin mjete detare pa leje drejtimi, pa instruktime të qarta apo pa mbikëqyrjen e personelit të specializuar. 

Gripshi shton: “Kushdo që shkel ligjin dhe vendos në rrezik jetën e pushuesve, do të përballet me pasojat.” 

Kontrollet nuk do të kufizohen vetëm në vendbazimet e mjeteve lundruese. Ato do të shtrihen edhe në verifikimin e rojeve bregdetare dhe funksionimin e kullave të vrojtimit në të gjithë vijën bregdetare. Për sezonin 2024, janë certifikuar 190 roje plazhi që do të mbikëqyrin sigurinë e pushuesve në të gjithë zonën bregdetare të Durrësit. Me shtimin e temperaturave dhe fluksit të pushuesve, autoritetet theksojnë se vigjilenca, respektimi i rregullave dhe bashkëpunimi me strukturat përgjegjëse mbeten thelbësore për një sezon turistik të sigurt.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...