BKH kontrollon pronat e Ergys Agasit

Date:

Share post:

Në orët e para të mëngjesit, dy skuadra të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të mbështetura nga patrulla të Policisë së Shtetit, kryen një operacion të koordinuar në Durrës dhe Tiranë, bazuar në një urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të SPAK-ut, ushtruan kontrolle në katër adresa të lidhura me biznesmenin Ergys Agasi, dy banesa private, një në Durrës dhe një në Tiranë, si dhe dy ambiente biznesi në pronësi të tij.

Burime jozyrtare thonë se verifikimet lidhen me një hetim të mundshëm për kontrabandë cigaresh, marrëdhënie me klanin “Troplini” ose korrupsion zgjedhor. Për shkak të sekretit hetimor, SPAK nuk ka bërë ende të ditur hollësi të tjera.

Po sipas të njëjtave burime, janë lëshuar disa urdhër‑arresti në kuadër të procedimit penal. Ende nuk ka konfirmim nëse Agasi ose të afërm të tij ndodhen mes personave të ndaluar.

Operacioni vijon, ndërsa priten deklarata zyrtare nga SPAK apo Policia e Shtetit gjatë orëve në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...