Turizmi rrit temperaturat në bregdet e në shtrat

Date:

Share post:

Temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm kanë krijuar kushte perfekte për plazhin dhe relaksin buzë detit. Pushuesit, si vendas ashtu edhe të huaj, vlerësojnë pastërtinë dhe përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa oferta turistike dhe shërbimet e ofruara në qytetin bregdetar kanë shënuar rritje.

Në këtë fundjavë, hotelet e mëdha në Durrës kanë arritur një nivel të lartë rezervimesh, me mbi 90% të kapacitetit të mbushur. Operatorët turistikë raportojnë se interesimi i pushuesve për Durrësin mbetet i lartë, ndërsa dhe këtë sezon numrin më të madh të rezervimeve në plazhet e Durrësit e kanë polakët, çekët italianët dhe nordikët. Nuk mungojnë holandezët,  anglezët, amerikanët, si dhe pushuesit aziatikë. 

Ky fluks turistësh të huaj ka sjellë dhe shtimin e shërbimeve të paligjshme në bregdet, mes të cilëve dhe prostitucionin me të huaja. Shtetas të huaj po e shfrytëzojnë Durrësin dhe plazhet e tij për të fituar para dhe pse në kundërshtim me ligjin vendas. Vitin e fundit janë goditur nga policia të paktën 4 grupe me shtetas të huaj për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni, kryesisht vajza e gra në moshë të pjekur nga vendet e Amerikës Latine, Kina dhe Evropa (Anglia dhe Spanja).

Situata e ka angazhuar dhe policinë të jetë më e kujdesshme ndaj hetimit dhe goditjes së fenomenit. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...