Euro 2024, Europian emocionues në Durrës, Italianët kuqezi që bëjnë tifo për Shqipërinë

Date:

Share post:

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, shtetas italianë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Durrës u mblodhën me familjet dhe miqtë e tyre shqiptarë për të shijuar buzë detit ethet e ndeshjes së shumëpritur dhe mjaft emocionuese të këtij Europiani, që vuri përballë në futboll dy vendet tona. E vështirë t’i dallosh shumë prej tyre, pasi mbajnë veshur fanellat kuqezi dhe ndjekin plot emocion çdo aksion të kombëtares sonë. 

“Sonte është me të vërtetë shumë e vështirë, ishalla fiton Shqipëria. Jemi italianë dhe e kemi zemrën në Shqipëri. Nuk po e tradhëtoj Italinë, jo, por dhe Shqipëria e meriton të fitojë. Jemi rreth 30 veta që u mblodhëm këtu. Më shumë italianë… Cili ishte goli më i bukur? U gëzova për golin e minutës së parë më shumë,” shprehet Pina, e martuar vite më parë me një emigrant nga Durrësi në Itali, por që prej vitesh ata kanë zgjedhur Durrësin familjarisht për të jetuar e çuar përpara bizneset e tyre.

Me fanellën e kombëtares sonë të veshur, një tjetër italian, Roberto shprehet: 

“Kam veshur fanellën kuqezi sepse është e vendit që na mikpriti dhe që na trajton mirë, ndaj për ne: Forca Shqipëri! Ndjehem në shtëpi këtu, ndaj bëj tifo për të. Kisha parashikuar 2-1 për Shqipërinë, por gabova.”

Edhe pse Italia triumfoi në fushën e lojës, të gjithë e shijuan ndeshjen dhe të qenit bashkë në sport dhe në jetën e përditshme. Italianët që jetojnë në Durrës e shfrytëzuan këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tyre për mikpritjen e ngrohtë që kanë gjetur në Shqipëri, duke krijuar kështu një lidhje të veçantë, përtej sfidës sportive.

“E adhuroj Shqipërinë. Zemra ime. Jam e lumtur të bëj tifo për Shqipërinë. Ishte e vështirë kjo ndeshje, sepse 50% zemra Shqipëria, 50 % zemra Italia. Do të isha shumë e kënaqur edhe po të fitonte Shqipëria.”, shprehet një italiane që gjithashtu mban veshur bluzën kuqezi.

Një tjetër çift që mban veshur bluzat me shqiponjë shprehen:

“Sonte ndihemi shqiptarë dhe kemi vendosur të bëjmë tifo për të. Jemi në një shoqëri të bukur. Mbrëmje e bukur me njerëz të mrekullueshëm.”

“Unë jam nga Letonia dhe në këtë Europian bëj tifo për Shqipërinë.”

Mbrëmja e kaluar do të mbahet mend jo vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha për ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë të forcuara përgjatë historisë së një fqinjësie të mirë mes dy popujve tanë.

@zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...